Shkodër, ndalohet gjuajtja e peshkut në liqen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2013, 20:17
Që prej 15 Prillit, peshkatarët janë të ndaluar të gjuajnë peshk në liqenin e Shkodrës.Ky është një rregull që zbatohet çdo vit duke qënë se për një muaj e gjysëm është koha e shumimit të peshkut.Drejtori i Inspektoriatit të Peshkimit për Shkodrën, Avenir Derraj, shprehet se të gjithë ata peshkatarë që do të tentojnë të gjuajnë peshk në mënyrë të paligjshme apo edhe të gjithë ata biznese të cilat do të tregtojnë peshk gjatë kësaj periudhe, do të dënohen me gjoba përkatëse.Nga 15 Prilli deri më 30 Maj, Inpsektoriati i peshkimit në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera do të jenë në një vëzhgim të rreptë gjatë gjithë vijës së liqenit të Shkodrës që nga fillimi i Shirokës e deri në kufirin ujor që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.