Fier, grabitet me armë një argjendari

Një argjendari  në qëndër të qytetit Fier është bërë preh e vjedhësve, ndërsa pronari i  saj është  plagosur, duke u goditur me qytë armë tip automatik.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13 30.  Sipas burimeve të para të marra nga vendi i ngjarjes tre persona, të maskuar,  e të armatosur janë futur në argjendari, e nën kërcënimin e armës kanë arritur të rrëmbëjnë gjithë bizhuteritë e ekspozuara aty.Pronari i lokalit M. Gjergji ka kundërshtuar vjdhësit, madje është kacafytur me ta, por është goditur me qytë të një arme  në fytyrë duke ngelur i plagosur. Pasi kanë rrëmbyer sendet me vlerë, që mendohet se  janë disa kg, hajdutët janë larguar me shpejtësi nga argjendaria, duke  përdorur edhe një automjet.Në vendngjarje  ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet.Ende nuk dihet identiteti i autorëve. Ndërsa pronari i argjendarisë është jashtë rrezikut për jetën.  Brenda harkut kohor të këtij viti kjo është grabitja e dytë  e  argjendarisë në Fier. Edhe në muajin janar të këtij viti u grabit një argjendari në bulevardin kryesor të qytetit, me të njëjtin skenar vjedhjeje, përdorim të armës së zjarrit për kanosje dhe goditje e pronarit të saj me qytë automatiku në fytyrë.Por burime të brendshme të policisë kanë deklaruar se  e gjithë vjedhja është e filmuar nga kamerat e sigurisë së argjendarisë dhe kjo është një ndihmë për  zbardhjen e ngjarjes dhe të identitetit të autorëve.