Berisha me gratë menaxhere: Të ngushtojmë diferencën gjinore
Kryeministri Berisha ka premtuar sot hartimin e një programi për ngushtimin e diferencës gjinore.Në një bashkëbisedim me punonjëse dhe menaxhere në qytetin e Durrësit, kryeministri theksoi duhet të vijojë përpjekja për shembjen e murit të patriarkisë.“Ju shpreh mirënjohjen për mbështjen që i keni dhënë në çdo kohë Partisë Demokratike, programit dhe alternativës së saj si alternativa më e mirë për të shembur, për tu përballur me dhunusin kryesor sot të lirive dhe të drejtave që është muri i pabarazisë gjinore, muri i patriarkisë i ndërtuar nga burrat dhe i favorizuar nga doktrina tërësisht të pavërteta. Të hartojmë sëbashku në 4 vitet që vijnë programe që do të ketë si objektiv më madhor ngushtimin e diferencës gjinore, betejën e pandërprerë me murin e patriarkisë që gjeneron dhunim të lirive dhe të drejtave të grave në shoqërinë shqiptare, prandaj dhe beteja ndaj tij është beteja kryesore ndaj njerëzve të qytetaruar” tha Berisha.Kreu i qeverisë renditi disa nga përpjekjet serioze, që janë bërë për të ngushtuar pabarazinë gjinore në shoqërinë shqiptare duke shtuar se në 8 vitet e qeverisjes, ngushtimi i pabarazisë ka qenë një qëllim kryesor.“E vërteta është se këto përpjekje janë të faktuara. Në vitin 2005, diferenca mes pagave meshkuj- gra, ishte jo më pak se 36%. Ndërkohë që kjo në ligje nuk ekzistonte, por po të merrej paga mesatare e grave dhe vajzave dhe paga mesatare e burrave, kjo diference ishte turpëruese, 36%. Sot kjo diferencë ka zbritur në 17.7%, kundrejt 17.6 % që është mesatarja në BE. Pra ne jemi përafërsisht me BE. Kemi lënë mbrapa mbi 11 vende të BE. Kemi kushtëzuar çdo transaksion pa firmën e bashkëshortes pasi jo në pak raste është përdorur fuqia e burrit për të përjashtuar nga çdo kontributi dhe trashëgimie familjare. Në këtë kontenst ligjet e transaksioneve janë sot më të mira, nga 4-5 përqind që ishtë më parë numri i menaxhereve është sot 18 përqind dheka një rritje të pamohueshme" tha kryeministri.Kryeministri Berisha gjithashtu e cilësoi një spekullim të mirëfilltë të autoriteteve vendore ankesën e një biznesmene se taksat vendore janë më të larta në Durrës se sa në Tiranë.Ai theksoi se do të kërkojë që të mblidhet urgjentisht këshilli bashkiak për të diskutuar këtë çështje.“Është e vërtetë e kam verifikuar. Është spekullim i mirëfilltë i autoriteve vendore, që vjen në shkelje flagrante të ligjit. Kur e kishte 30% Rama e bëri në Tiranë mbi 100 % sepse u vinte taksa absurde, deri në 800 dollarë, për taksën e tabelës së dyqanit. Ne taksën e tabelës e bëmë 1 euro, ngushtuam nga 30 % në 10 % të drejtën e kryetarit të bashkisë. Çdo qindarkë që kryebashkiaku i Durrësit i merr më shumë biznesit është grabitje e paligjshme. Çdo qindarkë që bashkitë i marrin bizneseve të vogla jashtë normave të përcaktuara në ligj është grabitje ditën për diell. I ftoj bizneset të mos japin asnjë qindarkë më shumë se e cakton ligji. Do i kërkoj Këshillit të Bashkisë së Durrësit të bëjnë mbledhje urgjente të shqyrtojnë këtë problem” tha Berisha.