Vlorë, kapet një skaf me 400 kg kanabis, kishte si destinacion Italinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2013, 08:35
Policia kufitare e Vlorës gjatë një operacioni të ndërmarrë përgjatë orëve të natës ka bërë të mundur sekuestrimin e 400 kg kanabis në një skaf i cili kishte si destinacion Italinë.Burime nga policia bëjnë me dije se pas një ndekje të gjatë në det, rreth orës 02:00 të natës u bë i mundur ndalimi i një skafi rreth 7 metër të gjatë ku u gjet edhe lënda narkotike.Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e një personi por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.