Euro kap shifra rekord në krahasim me Lekun
Monedha europiane ka arritur në nivele rekord kundrejt monedhës vendase lekut. Ditët e fundit në tregun e këmbimit valutor një euro është shkëmbyer me 140.8 lekë duke arritur kështu vlerën më të lartë krahasuar me 2012.Sipas ekspertëve rivlerësimi i euros ka disa shkaqe ku natyrisht kriza ekonomike dhe si pasoj ulja e remitancave nga emigrantët mban vendin e parë. Ndërkohë që forcimi i euros muajt e parë të këtij viti shpjegohet edhe me faktin e kërkesës së lartë për monedhën europiane ndërkohë që është me pakicë në treg.Luhatjet e kursit të këmbimit të lekut ndaj euros duket se po kthehen në një problem shqetësues për biznesin në vend, sidomos për atë importues nga vendet e Bashkimit Europian, që zënë rreth 60% të totalit të importeve, apo dhe të gjithë kredimarrësit në euro të cilët duhet të paguajnë më shumë. Kërkesa e lartë për valutë europiane, sidomos nga kompanitë që realizojnë transferim fitimi (të cilat sa vijnë e po shtohen në numër), nga njëra anë, dhe hyrja e më pak valute në vend nga ana tjetër (me rënien e remitancave), tregon se vitet e mbara pa rrezik luhatjesh tashmë kanë marrë fund.Dobësimi i lekut ka aspekte negative për ekonominë tonë duke marë parasysh faktin që ne jemi një vend kryesisht importues dhe kjo jep efekt të menjëhershëm në xhepat e qytetarëve të thjeshtë.Efekte negative një euro e fortë ka edhe për qeverinë e cila detyrohet që të paguajë më shtrenjë për borxhet që ka marrë.E megjithatë vlera më e lartë e euros e arritur kundrejt monedhës sonë nuk i ka ka kaluar 142 lekë dhe ekspertët parashikojnë që pavarësisht tendencës në rritje monedha europiane do vijoj të qëndroj në këto nivele.