Elbasan, lufta kundër diskriminimit, Baraku: Mbështetje për çdo të interesuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2013, 17:15
Kryetari i bashkise së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka pritur në një takim Komisioneren kundër Diskriminimit, Irma Baraku, si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme që operojnë në mbrojtje të grupeve të ndryshme sociale apo edhe të pakicave kombëtare.Komisionieria Baraku ka theksuar se qëllimi kryesor i takimeve të kësaj natyre, është që të mirinformohet i gjithë opinioni publik që ekzistojnë institucione si ai i Komisioneres kundër diskriminimit, që është në mbështetje të çdo individi që ndjehet i diskriminuar.Takime të kësaj natyre që cilësohen si tepër të rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit, do të vazhdojnë të realizohen nga komisionerja Baraku edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.