Greqia “shpëton” nga Alket Rizai, mes 500 të burgosurve që do transferohen në Shqipëri

Pesëqind të burgosur shqiptarë do të transferohen në muajt e ardhshëm në burgjet e Shqipërisë, midis tyre i dënuari më i njohur shqipëtar Alket Rizai, një përpjekje kjo e qeverisë greke për të lehtësuar burgjet greke.Sipas shtypit grek, motivi i qeverisë helene nuk është vetëm për të zgjidhur problemin e madh të mbipopullimit në burgjet në vend, por për të reduktuar krimin, pas incidenteve të fundit në burgjet e Trikala, ku 12 të burgosur u arratisën në mënyrë kinimatofrafike.Gjithashtu bëhet e ditur se qeveria greke ka qëllimi të transferojë më shumë se 2.300 të burgosur shqiptarë dhe të ndalojë bashkëpunimin e bandave greke dhe shqiptare nëpërmjet burgjeve.Disa ditë më parë përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë shqiptare ka pranuar kërkesën e zëvendësministrit grek të Drejtësisë, Kostas Karagounis, i cili merret me proçesin.Ndërkaq këto ditë pritet të fillojnë mbledhjet e zyrtarëve të të dy vendeve për të rregulluar aktet përfundimtare të marrëveshjes dypalëshe.Ndërsa spekulohet se programi i transefrimit të shqiptarëve do të subvencionohet nga Greqia me një shumë prej 5 eurosh në ditë për person, që është baraz me koston përkatëse të përditshme për ushqim dhe kujdesin e çdo të burgosuri në burgjet greke.