Fier, rruga për në plazhin e Pishporos e amortizuar

Në prag të fillimit të sezonit turistik, infrastruktura rrugore që të çon drejt plazhit të Pishporos dhe Darzezës, vijon të jetë tejet e amortizuar. Banorët e zonës shprehen se ky segment rrugor prej rreth 8 km është në këtë gjendje prej më shumë se 1 viti dhe askush nuk ka vënë dorë.Ndërkaq ky shqetësim ngrihet edhe nga kryetari i komunës së Levanit, Xheladin Malaj, i cili për “Ora News” është shprehur se prej kohësh ky institucion ka hartuar një projekt të cilin ia ka përcjellë instancave më të larta, por ka kaluar një kohë e gjatë dhe akoma nuk ka mbërritur asnjë përgjigje.Ky segment lidh komunën e Levanit me fshatrat përreth dhe më tej me bregdetin, por situata në të cilën ai ndodhet do të ul ndjeshëm numrin e vizitorëve , edhe pse plazhet e Pishporos dhe Darzezës janë të njohur për rërën e pastër dhe me jod.