Lushnje, vritet me armë një tregëtar nga Shijaku

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes. Një roje private ka qëlluar me armë për vdekje një tregëtar pas një sherri banal me këtë të fundit.Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në tregun e shumicës së fruta-perimeve të qytetit të Lushnjes ku 35-vjeçari Dashamir. Q, tregëtar nga Shijaku është qëlluar me armë nga roja e objektit.Mësohet se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marrë ndërsa autori i vrasjes është larguar menjëherë nga vendngjarja.Nërkohë policia ka nisur kërkimet për autorin e vrasjes ndërsa ka shoqëruar edhe disa persona për të sqaruar motivet e ngjarjes.