Rama: Vlora në harresë për 8 vite, do ta shndërrojmë në portë hyrëse për rajonin

Vlora portë hyrëse në rajon. Ky ka qenë zotimi i kryesocialistit Edi Rama, ndërsa ka prezantuar në qytetin e Flamurit programin për një Rilindje shqiptare, i cili nuk kurseu dhe akuzat ndaj Kryeministrit për lënie në gjendje të mjerueshme të këtij qyteti. Rama theksoi se infrastruktura që pretendon që ka kryer Qeveria është pa standarde dhe tashmë rrugët e shtruara kanë nisur të rrënohen.“Saliu s’mund të flasë për turizmin kurrë, në një kohë kur rruga drejt Vlorës do cudiste edhe ushtrinë osmane. Apo Krujën, që dy sulltanë dhe tre rrethime se kanë lënë në atë gjendje që është sot. Ne s’do lëmë më Labërinë të izoluar nga deti, të nxjerrë gunat e Selam Musait për të kaluar këtu poshtë. Vlorën, që është pika e referimit të gjithë shqiptarëve, e ka trajtuar në këtë mënyrë pasi akoma nuk i del e keqja nga një histori që përvëloi Vlorën dhe Vlora i dha ndëshkimin e merituar Saliut. Ne do të ndërtojmë Korridorin e Kaltër, për të lidhur infrastrukturën tonë me infrastrukturën rajonale, korridor që do t'i shërbejë turizmit shqiptar. Do kemi prioritet që Vlorën ta kthejmë në një portë hyrëse në rajon” tha Rama.Kreu socialist premtoi zgjidhjen e cështjes së pronësisë gjatë gjithë bregdetit, si dhe u zotua për dhënie të certifikatës së pronësisë të gjithë atyre që kanë mbi 20 vjet që e punojnë tokën dhe nuk kanë ende asnjë dokument.“Ne zotohemi se do i japim certifikatë e pronësisë mbi tokën të gjithë atyre që kanë 20 vjet që punojnë tokën dhe nuk disponojnë të drejtën e zoti mbi të”, premtoi Rama.Vendi po vuan nga mungesa e investimeve dhe papunësia, tha më tej Kryesocialisti, ndërsa Kryeministri vazhdon premton vende të reja pune në një kohë që për 8 vite s’bëri asgjë.“Duke ardhur në Vlorë me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, me një udhëtim të vështirë dhe në radio të makinës bërtiste Saliu. Ne po bisedonim për dicka pa lidhje me politikën dhe Vangjushi tha ca bërtet ky sikur ka humbur lekët në bankat e Qipros, britmat lidheshin me punësimin, me vende punës se si në asnjë vend të botës janë hapur, me krizën ekonomike se e ka vënë përfund Evropën, ndërkohë që Shqipëria ka vënë për fund krizën...Shqipëria ka vënë për fund krizën...Ndërkohë, që sipas INSTAT që varet nga kryeministri , brenda këtyre 4 vite kanë humbur 51 mijë vende pune. Dhe kur ne u përqendruam tek kjo shifër dhe menduam se së paku këtë shifër qeveria nuk do e kontestonte, ca ndodhi u fik faqja zyrtare e INSTAT, dhe u ndez pas katër ditësh dhe thuhej se mungonin vetëm 9 mijë vende pune dhe as INSTAT nuk e nxori dot barazim. Qeveria dhe kryeministri rendin pas programit dhe rrugëtimit tonë të komunikimit të programit dhe risive që kemi bërë publike në këtë rrugëtim dhe flasim me publikun sikur të ishin opozita që kërkon votën për të bërë këtë dhe atë”, theksoi Rama.Taksimi i pandershëm, ishte një tjetër pikë, në të cilën u fokusua Rama, duke premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe vendosjen e taksës progresive, ku të pasurit do të paguajnë më shumë dhe të varfërit më pak.