Toponimet, Pashkët hapin kufirin, emigrantët shqiptarë festojnë në atdhe

Duket se problemi i madh i shqiptarëve në lidhje me toponimet që kanë në pasaporta, për të kaluar kufirin me Greqinë, do të zgjidhet përkohësisht. Kjo falë një takimi të zhvilluar mes Drejtorit të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin në Gjirokastër, Admir Abrija me palën greke, në Drejtorinë e Janinës.Abrija ka ngritur shqetësimin e ligjshëm të emigrantëve shqiptarë që nuk kanë mundësi të sjellin në Shqipëri fëmijët e tyre që kanë lindur në Greqi, për shkak të toponimeve.Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe falë insistimit të palës shqiptare, u vendos që duke filluar nga data 27 Prill dhe deri në datën 12 Maj, të lejohet hyrja dhe dalja pa problem e të gjithë fëmijëve të emigrantëve shqiptarë lindur në Greqi.Kjo marrëveshje është realizuar në kuadër të festës së Pashkëve, ndërkohë që bëhet e ditur që pas datës 12 Maj, përsëri do të kthehet në fuqi "ligji i vjetër" dhe këta fëmijë nuk do të lejohen më të kalojnë kufirin me Greqinë.