LRI konventë në Mat, Kryemadhi: Të ecim më shpejt për një jetë më të mirë për gjithë shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2013, 21:11
LSI, vijon prezantimin e kandidatëve të saj për deputetë, duke faktuar sërish qëndrimin se pavarësisht koalicionit me Partinë Socialiste, do të garojë në 23 Qershor me listën e saj.Është zgjedhur një takim i Lëvizjes Rinore për Integrim në Mat, që anëtarja e kryesisë së LSI-së, Monika Kryemadhi, të prezantonte kandidatin për deputet të LSI-së në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu.Kryemadhi kërkoi votën e dibranëve për LSI-në, për garantimin e një jete më të mirë për të gjithë shqiptarët.Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, akuzoi Berishën se po mbanë të bllokuar KQZ-në.Kryemadhi dhe Manjani kanë lëshuar akuza në drejtim të qeverisë për mungesën e infrastrukturës në rrethin e Matit.