Memorandum bashkëpunimi midis Bankës së Shqipërisë dhe Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave
Nënshkruhet memorandumi i cili do të rrisë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe financave nga guvernatori i bankës së Shqipërsë, Ardian Fullani dhe kryetari i Korporatës federale të sigurimit të depozitave të SHBA-së, Martin Gruenberg.Banka e Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm ekonomik në menaxhimin e depozitave dhe kredive të vendit tone, e hedh këtë hap në një kohë që kriza financiare ka prekur disa prej vendeve të Bashkimit Europian me qëllim sigurimin e depozitave të qytetarëve.Angazhimet dypalëshe të parashikuara në memorandum parashikojnë shkëmbimin e informacionit të nevojshëm lidhur me shërbimet bankare, sigurimin e depozitave dhe hapat që duhet të ndërmerren për të siguruar stabilitetin ekonomik të vendit tonë.Guvernatori Fullani njohu zotin Gruenberg me situatën më të fundit ekonomike të vendit tonë, si dhe theksoi rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit finaciar në vend. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave është një agjenci e pavarur, e krijuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim sigurimin e depozitave të njerëzve.