Rama apel emigrantëve të vijnë për të votuar në 23 qershor

Emigrantët duhet që të kthehen në Shqipëri në 23 qershor për të votuar vizionin e Partisë Socialiste për integrimin e Shqipërisë.Ky ka qenë apeli i bërë prej kryesocialistit Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të kësaj force politike në emigrim. Kreu i selisë rozë vlerësoi krijimin e strukturave të PS-së në jashtë Shqipërisë.Ndërkohë në kuadër të takimeve “Të djathët për Rilindje” kryetari i Partisë Socialiste u ndal në qytetin e Shkodrës. Kreu i PS-së është takuar me ish-themelues e drejtues të partisë Demokratike në këtë qark të cilët kanë shprehur zhgënjimin e tyre për mazhorancën.Këto takime të Partisë Socialiste po zhvillohen në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.