Anomalitë fetale në rritje, mjekët: Eko dhe ekzaminimet të mos neglizhohen

Pavarësisht etapave të zhvillimit në të cilën ka ecur mjekësia, anomalitë fetale mbeten në nivele të larta dhe shqetësuese. Sindromi down, autizimi, çrregullime mendore apo fizike jo gjithmonë identifikohen nga ekot dhe nga ekzaminimet përkatëse.Jo të gjitha maternitetet janë të pajisura me ekografi moderne për të kuptuar këto probleme dhe çrregullime, por në anën tjetër jo të gjithë gratështatzëna tregohen të kujdeshme për të bërë eko dhe konsulta të rregullta.Kreu i shoqatës obstetrike-gjinekologjike, Nikita Manoku, thotë se femrat janë më të ndërgjegjësuara për tu kujdesur për shëndetin e tyre, por kanceri i qafës së mitrës mbetet në nivele ekstreme, ku në vend 3 % e femrave  janë diagnostikuar me të tillë tumor.Mjekët rekomandojnë bërjen e pap testeve për zbulimin e tumoreve, ndërsa për gratë shtazëna rekomandojnë bërjen e vizitës së parë antenatale para javës së 12 të barrës për të parë ecurinë e zhvillimit dhe shëndetin e fetusit.