Mungesa e ujit në Dobranj të Devollit, banorët kërcënojnë me bojkotim të zgjedhjeve

Rreth 700 banore te fshatit Dobranj në rrethin e Devollit prej 4 vitesh vuajnë mungesen e ujit të pijshëm dhe ata bëjnë apel që nëse nuk gjendet një zgjidhje sa më parë do të bojkotojnë zgjedhjet.Për të plotësuar këtë nevojë jetike ata kanë hapur puse individuale, sepse mënyrë tjetër për të siguruar ujin nuk kanë.Por ky nuk eshte i vetmi problem me te cilin keta banore perballen, mungesa e nje sistemi kanalizimesh për ujrat e zeza përbën një tjetër shqetësim për ta, pasi kanalet e ketyre ujrave janë të hapura ngado dhe perhapin një aromë të keqe duke u bërë rrezik për ndonje epidemi.Kryeplaku i ketij fshati thotë se herë pas here iu është premtuar për rregullimin e infrastrukturës së fshatit, por këto kanë mbetur vetëm premtime elektorale.Banoret kercenojne se per sa kohe nuk do te realizohet asnjë nga premtimet e bëra, ata do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e 23 qershorit, pasi deri më sot kanë jetuar vetem me premtime dhe situata nga dita në ditë nuk ka bërë gjë tjeter vecse eshte agravuar se tepërmi.