Lezhë, vritet me armë 63-vjeçari, dyshohet për gjakmarrje

Një 63-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lezhë.Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Torovicë ku 63-vjeçari Marash Kolndreu është qëlluar me armë për vdekje ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur për gjakmarrje.Pas krimit autorët të cilët janë identifikuar nga policia janë larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes, ndërsa uniformat blu kanë ngritur postblloqe dhe po punojnë për kapjen e tyreFamiljarët e viktimës dyshojnë se autorët pasi kanë studiuar zonën ditët e fundit, në  mëngjes e kanë marrë viktimën në telefon duke i kërkuar që të pinë një kafe sëbashku. 63 vjeçari nuk i ka njohur telefonuesit dhe ka dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar qendrës së fshatit.Vetëm 100 metra larg banesës së tij ai është përballur me vrasësit, të cilët kanë shkrehur mbi të një karikatorë me fishekë ndërsa sipas familjarëve krimi është parë nga nipi i viktimës.Ndërkohë burime nga vendngjarja ka sqaruar se në vendin që ka ndodhur vrasja nuk është gjetur asnjë gëzhoje armë, duke vështirësuar hetimet e ekspertëve të policisë.