Bashkëpuntori i Papa Gjon Palit të II, merr "Honoris Causa" nga Universiteti i Tiranës

Nderohet me titullin "Honoris Causa" nga universiteti i Tiranës kardinali i krakovit në Poloni Stanislaë Dsëisz. Kardinali i krakovit i ka shërbyer për plot 40 vjet papa Gjon Palit të II. Ky titull vjen për kardinalin e krakovit pikërisht në 20 vjetorin e vizitës së papa Vojtilës në Shqipëri dhe rëndësisë së kësaj vizite, u shpreh rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule.Ne fjalën e tij kardinali falenderoi Universitetin e Tiranës për këtë titull ndaj punës së tij në shërbim të Papa Gjon Palit të II dhe simbolit të Papa Vojtilës në rrëzimin e sistemeve totalitare në Europë.Papa Gjon Pali i 2-të vizitoi Shqipërinë në 25 prill të vitit 1993, në ato vite të vështira pas rënies së komunizmit dhe kjo vizitë u konsiderua si një moment historik për të gjithë shqiptarët dhe të ardhmen e tyre.