Fushë Krujë, vritet me thikë 19-vjeçari, në kërkim autori

Ndeshja Borusia Dortmund- Real Madrid dhuroi emocione të pafundme për sportdashësit në të gjithë botën. Por në Borizanë të Fushë Krujës u pasua nga një viktimë.Florind Kadiu u qëllua disa herë me thikë nga Durim Zaka, 28 vjeç, gjatë një sherri pas ndeshjes.Dy të rinjtë u konfliktuan për rezultatin e ndeshjes.  Konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta. 19-vjeçari Kadiu mori disa goditje me thikë në trup, të cilat i shkaktuan plagë vdekjeprurëse dhe për pasojë ai ndërroi jetë në vendngjarje.Ndërkaq, autori 28-vjeçar Durim Xaka është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Shkaku fillestar i grindjes mes të rinjve nuk është ende i qartë, por më shumë se tifozlliku për ekipet lidhet me bastet sportive.Pas marrjes së njoftimit në vendngjarje mbërritën forcat e policisë lokale. Ata morën në administrim provat në vendin e ngjarjes dhe nisën procedurat.Pas identifikimit, autori i dyshuar u shpall në kërkim.  Ndërkaq, familja ka hapur dyert e mortit për ti dhënë lamtumirën e fundit 19-vjeçarit të vrarë.