KSHZ rrëzon ankesat e BDI-së për Dollnenin

Komisioni Shtetëror Zgjedhorë ka rrëzuar të gjitha ankesat e BDI-së për zgjedhjet në Komunë e Dollnenit. BDI për raundin e dytë zgjedhorë në ketë komunë parashtroi 5 ankesa, 4 prej të cilave kanë të bëjnë për nga një vendvotim kryesisht në fshatrat Cërnilishtë dhe Zhitoshë derisa në parashtresën e 5-të janë grumbulluar bashkë ankesat për 18 vendvotime.“Në ditën e votimit janë vërejtur parregullsi, në bazë të të cilave vlerësojmë se votimi duhet të anulohet. Si e para është vërejtur votim grupor dhe familjarë. Një person ka votuar disa herë, gjë që mund të konfirmohet shumë lehtë në listën zgjedhore ku qartë do të konstatohet dhe shihet se një person i nënshkruar me firmë të ndryshme në më shumë vende”, tha Selim Ademi, përfaqësues i autorizuar i BDI-së.“Shoh se procesverbali është i nënshkruar me rregull dhe i plotësuar nga ana e anëtarëve të këshillit zgjedhor, ashtu që vlerësoj se ankesa duhet të refuzohet”, u shpreh Vllatko Sajkovski, anëtarë i KSHZ-së.Pas kësaj intervenoi nënkryetari i BDI-së Subhi Jakupi, duke kërkuar përmes detyrës zyrtare që materiali zgjedhorë i vendvotimit 12 10, 14 72, 14 75, 1476, të sillet në KSHZ për shqyrtim të detajuar, megjithatë propozim i tij u hodh poshtë me 1 votë pro, 4 vota kundër dhe 2 të përmbajtur.“Që të jemi të sigurt se është ashtu apo jo, ne duhet të vërtetohemi nga materiali zgjedhorë. Unë mund të kërkoj në rast se edhe ju pranoni që të hapet i gjithë materiali zgjedhorë, të numërohen saktë dhe atëherë do ët shohim se ka apo jo një flet votimi më shumë apo jo. Meqenëse në procesverbal shihet se ka pas një flet votimi më shumë”, deklaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.BDI-së tani alternativë e vetme për tu ankuar i mbetet Gjykata Administrative. Ndryshe në Komunën e Dollnenit gara është zhvilluar mes kandidatit të BDI-së Abdulla Bajramovski, i cili në raundin e dytë zgjedhorë grumbulloi 3692 vota dhe Boshe Milloshevski nga VMRO-DPMNE-ja i cili grumbulloi 4048 vota.