Poposki: Vendime guximtare dhe vizionare të Thaçit dhe Daçiçit
Vendime vizionare të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.Kështu e ka vlerësuar nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki.Në deklaratën me shkrim, Poposki ka përshëndetur guximin e dy kryeministrave, si dhe angazhimin e përfaqësues së BE-së, Catherine Ashton.“Ata treguan se zgjidhjet mund të arrihen vetëm me dialog të ndërsjelltë, me respektimin e vlerave evropiane dhe me respekt reciprok. Me vetë faktin se ndërtimi i marrëdhënieve fqinjësore, i stabilitetit dhe i së ardhmes euroatlantike, janë përcaktim afatgjatë dhe i vazhdueshëm i Republikës së Maqedonisë, MPJ përshëndet të gjitha përpjekjet në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën me shkrim.Sipas kryediplomatit, marrëveshja Kosovë-Serbi inkurajon të gjithë dashamirët e stabilitetit dhe të prosperitet të Ballkanit.“Interesi i Maqedonisë është përparimi i të gjitha shteteve në proceset integruese. Ky moment është vërtet për t’u përshëndetur”, ka deklaruar Poposki.