KE hap negociatat për MSA-në për Kosovën dhe anëtarësimit të Serbisë

BE e mbajti fjalën për Kosovën dhe Serbinë. Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Twitter se është miratuar hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën, dhe  se është  miratatuar rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.Ky lajm i mirë për dy vendet vjen pas miratmit nga qeveritë respektive të marrëveshjes së firmosur të premten në Bruksel.Ndërkohë sot gjithashtu shefja e politikës së jashtme në BE Catherin Ashton do të raportojë para këshillit të ministrave të jashtëm në BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ku pritet që të dyja vendeve t`iu jepet mbështetje në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.