Kosovë, vijon sot procesi gjyqësor për rastin Kleçka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2013, 09:10
Vijon sot procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, të njohur tashmë si Rasti Kleçka. Siç ishte paralajmëruar më herët, seanca gjyqësore do të mbahet në sallën e ish-kinemasë ABC1 në kryeqytet, dhe fillon në orën 10:00 para një trupi gjykues që kryesohet nga gjyqtar ndërkombëtar të Gjykatës së Apelit.Sot pritet të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur, i identifikuar me shkronjën “A”. Ai do të jetë njëri nga 13 dëshmitarët, të cilët do të dëgjohen në këtë rigjykim të ish-komandantit të UÇK-së dhe shokëve të tij.Më herët, deputeti i PDK-së Fatmir Limaj është liruar nga Gjykata e Hagës po për këto akuza.