Ashton: Nuk isha e sigurt për firmosjen e marrëveshjes
Shefja e politikës së jashtme në BE Catherine Ashton ka përgëzuar politikën e guximshme të dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe Serbisë për marrëveshejen histroike për normalizim të marëdhënieve mes dy vendeve."Unë nuk ishte i sigurt se ne do të kishim një marrëveshje deri në momentin kur të dy kryeministrat e firmosën atë," tha Catherin Ashton në një intervistë për BBC Catherin Ashton .Ajo ka ndërmjetësuar 10 raunde bisedimesh ndërmjet kryeministrit serb Ivica Daçiç dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi.Serbët e Kosovës kanë refuzuar të njohin qeverinë kosovare. Marrëveshja, e arritur të premten, nuk do të thotë se Serbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Por në fakt pranon se qeveria në Prishtinë ka autoritet ligjor në gjithë territorin, duke përfshirë edhe zonat me shumicë serbe të veriut të Kosovës.Marrëveshja iu jep serbëve të Kosovës policinë dhe përfaqësuesit e tyre brenda sistemit të drejtësisë kosovare.Shefja e diplomacisë europiane shpreson se në qershor shtetet anëtare të BE do të japë dritën e gjelbër për negociatat e anëtarësimit ne BE-së për Serbinë, por ajo paralajmëron se zbatimi i marrëveshjes me Kosovën do të jetë një sfidë e madhe."Unë mendoj se kjo do të jetë e suksesshme por mendoj se kjo do të marrë kohë" thotë Ashton.Sa i përket mos pranimit të marrëveshjes nga serbët e kosovës, Shefja e diplomacisë europiane thotë se ata duhet të mendojnë se kjo është duke u bërë për ta.