Daçiç:Marrëveshja garanton sigurinë e serbëve në veri
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit për veriun e Kosovës është garantuar siguria më e madhe e mundshme e popullatës serbe në veri të Kosovës."Kemi marrë garanci nga ata që komandojnë dhe kjo garanci është se ushtria e Kosovës nuk do të guxojë të kalojë në veri. Është hera e parë që kemi marrë garanci të tilla. I kemi marrë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, e aty ka qenë e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë e BE Catherine Ashton”, ka thënë Daçiç, njoftojnë mediat në Beograd.Ai ka sqaruar se ushtra e ardhshme e Kosovës “ose cilido formacion” nuk do të mund të hyjë në territoret e katër komunave."Mund të shkojë në veri vetëm me pëlqimin e KFOR-it, përkatësisht të NATO-s dhe vetëm me pajtim serb. Ne nuk kemi mundur as të imagjinomë garanci më të madhe”, ka thënë Daçiç.Kryeministri serb ka përsëritur se vazhdon të marrë mesazhe kërcënues për marrëveshjen por se nuk i frikësohet atyre sepse ai nuk e ndjen veten tradhtar.