Thaçi dhe Daçiç takohen sërish këtë javë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic pritet që gjatë kësaj jave të udhëtojnë drejt Brukselit për t’u takuar sërish me baroneshën, Catherine Ashton.Në takimin e ardhshëm, kryeministrat dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian do të diskutojnë planin e aksionit për zbatimin e marrëveshjes, shkruajnë mediat kosovare.Po ashtu, në këtë takim pritet të prezantohen anëtarët e ekipit zbatues të marrëveshjes të cilët do të jetë në kontakt permanent mes tyre si dhe në baza të rregullta do t’i raportojnë kryeministrave dhe Baroneshës Ashton për zbatimin e marrëveshjes.Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri e cila ka marrë pjesë edhe në bisedimet politike por edhe në dialogun teknik, ka thënë të dielën se deri më 26 prill pritet nga tre palët (Kosova, Serbia dhe BE-ja) të hartojnë planin për implementim, me data të sakta dhe të precizuara.