Eide: Në Beograd mora garanci për zbatimin e marrëveshjes
Ministri i Punëve të Jashtme i Norvegjisë, Espen Barth Eide e ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka treguar se në Beograd i është thënë se janë të vendosur për të zbatuar marrëveshjen.Ai e ka vlerësuar edhe liderishipin të cilin e ka quajtur strategjik.“Unë mora një përgjigje shumë shuam të qartë nga kryeministri dhe zëvendëskryeministri dhe gjithsecili që kamë biseduar me ta në Beograd, ata thanë se duan të implementojnë marrëveshjen. ...Por nuk është shumë e lehtë për lidershipin atje që të implementohet një marrëveshje e tillë mirëpo ata janë të gatshëm”, ka thënë Eide.Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj me ftesën e të cilit po qëndron në Kosovë Eide, tha se së bashku kanë diskutuar për nënshkrimin e marrëveshjes të cilën e ka vlerësuar si historike.“Diskutova me Ministrin sa i përket marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e relacioneve në mes të këtyre vendeve edhe i thash Ministrit që marrëveshjet janë të mira nëse ato implementohen jo nëse mbesin në letër. Qeveria e Kosovës është e vendosur që gjatë muajve të ardhshëm t’i ketë tri prioritete dhe këto prioritete janë zbatimi, zbatimi dhe vetëm zbatimi i marrëveshjes, kem një plan konkret, të matshëm me afate kohore, me strukturë institucionale”, ka thënë Hoxhaj.Hoxhaj e ka quajtur Eiden mik të madh të Kosovës dhe njohës të realitetit në Ballkan, derisa ka vlerësuar se marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë model për zgjedhjen e problemi të Bosnjës dhe Maqedonisë me Greqinë.Eide për herë të parë kishte vizituar Kosovën në vitin 2009 dhe ka thënë se nga atëherë ka vërejtur ndryshime pozitive të shumta në Kosovë. Ai ka premtuar për vazhdim të mbështetjes për Kosovën.