Marrëveshja Kosovë-Serbi, Tahiri: Ka efekte pozitive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2013, 07:48
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka thënë se marrëveshja e arritur me Serbinë, ka edhe efekte pozitive për shqiptarët e Luginës së Preshevës.“Marrëveshja është njëherësh edhe fillimi i raporteve të mira ndërmjet të dy shteteve, dhe do të vendos pikën në ndërhyrjet ilegale të Serbisë në Kosovë, të cilat ajo i ka bërë që nga mbarimi i luftës”, ka thënë Tahiri.Kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, ka paralajmëruar se këtë javë do të vazhdojë dialogu në Bruksel, ku pritet që si pikë kryesore e diskutimeve me palën serbe të jetë zgjidhja e tarifave të larta të sigurimeve ndërkufitare