Kuçi: Brenda qershorit shpërbëhen strukturat ilegale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se brenda muajit qershor do të shpërbëhen të gjitha strukturat ilegale serbe të sigurisë, të cilat kanë vepruar prej vitesh në komunat me shumicë serbe, e veçanërisht në veri.Pjesëtarët e këtyre mekanizmave, sipas tij, nuk do ta kenë me tapi vendin në strukturat shtetërore të Kosovës.Kuçi, që është edhe ministër i Drejtësisë, në një prononcim për “Kohën Ditore”, ka shprehur bindjen që pas dy muajsh edhe strukturat ilegale të drejtësisë do të integrohen në sistemin shtetëror.Ai ka treguar se plani implementues që ka Kosova shumë shpejt do të përshtatet edhe me atë europian.“Plani jonë implementues, i cili duhet të harmonizohet, parashikon veprime konkrete brenda 90 ditëve, ndërsa rezultate të prekshme para fundit të qershorit”, i ka thënë gazetës Kuçi.