Ekspertët:Marrëveshja Prishtinë-Beograd, pozitive për të dyja vendet

Dy ekspertë të çështjeve të Ballkanit thonë se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit është shumë pozitive për të dyja vendet. Analistët James Hooper dhe Daniel Serwer thonë se kjo marrëveshje i kapërcen parashikimet e tyre.James Hooper i Grupit për të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Politikat e quan historike marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë."Është pozitive si për Kosovën edhe për Serbinë, është pozitive për rajonin, Bashkimin Evropian dhe për Shtetet e Bashkuara. Është një marrëveshje serioze që në fakt unë e shoh si zgjidhje përfundimtare e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës".Profesor Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins, po ashtu e vlerëson pozitivisht marrëveshjen."Jep në mënyrë të qartë një rrugë për ri-integrimin e veriut me pjesën tjetër të Kosovës, sidomos sa i përket sistemit të policisë, drejtësisë dhe zgjedhjeve. Është diçka më e qartë dhe më bindëse se sa unë kisha menduar se do të ishte. Nuk kemi të bëjmë me një kompromis tipik të BE-së, me emëruesin më të vogël të përbashkët, kjo është një marrëveshje shumë e qartë".Serwer thotë se fitorja më e madhe për Kosovën është  njohja e nënkuptuar. Sa  për njohej e kosovës nga 5 vendet e BE  Serwer thotë se nuk sheh arsye që të mos ketë njohje   por pranon se vende si Spanja mund të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim për shkak të problemeve të tyre.Të dy ekspertët shpresojnë që marrëveshja t'i hapë rrugën një valë njohjeje edhe nga vendet e tjera jashtë Bashkimit Evropian dhe gradualisht anëtarësimit të Kosovës në OKB.