Beogradi përgatitet për zbatimin e marrëveshjes

Të gjetur përpara trysnive ndërkombëtare dhe afateve të caktuara, zyrtarët e Beogradit po nisën me të shpejtë në zbatimin e marrëveshjes mbi veriun e Kosovës, në mënyrë që Serbia gjatë disa javëve të ardhshme të marrë pozicion sa më të mirë starti kur udhëheqësit evropian, më 28 qershor do të vendosin mbi datën për fillimin e negociatave me BE.

Qeveria e Serbisë të martën e ka formuar ekipin e aksionit për zbatimin e marrëveshjes së firmosur në Bruksel dhe në krye të tij do të jetë sekretari i qeverisë, Veljko Odalloviç. Qëllimi është që deri të premten, më 26 prill, kur në Beograd vjen për vizitë Stefan Fyle, komisionari i BE për shtrirje, të hartohet harta e detajuar e zbatimit, që do t'i dorëzohet zyrtarit evropian.

Kjo datë e dhe në marrëveshje figuron si afat që të dy palët të formojnë ekipet për zbatimin e planit dhe sa më shpejtë të nis realizimi i tij.

Sipas planit  do të formohen edhe shumë nëngrupe të cilat do të merren me tema të veçanta pronën serbe në Kosovë, shëndetësinë, arsimin, policinë, gjyqësinë.

Në qeverinë serbe  kanë konfirmuar se anëtar të ekipit të aksionit do të jenë edhe njerëzit që deri më tani kanë marrë pjesë në negociatat mbi çështjet teknike.

Për vendimin pozitiv mbi datën e negociatave të Serbisë me BE në veçanti do të matet mbyllja e dy temave  energjetika dhe telekomunikacionet  për zgjidhjen e të cilave është dhënë afati deri më 15 qershor.

Për momentin më me rëndësi është të zgjidhjet çështja e numrit prefiks, dhe në tavolinë për moment in është oferta që Serbia krahas numrit prefiks 381, ta marr edhe një - 383, të cilin do t'ia jepte në shfrytëzim Kosovës.