Ashton: Zbatimi, pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes
Marrëveshja e nënshkruar të premten mes Serbisë dhe Kosovës ka dhënë sinjalet e para pozitive në Bruksel. Komisioni Evropian i ka rekomanduar sot anëtarëve të Bashkimit Evropian që Serbisë t'i jepet datat për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ndërsa për Kosovës është kërkuar nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit.Komisioni Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë kanë lëshuar sot raporte të përbashkëta për progresin e arritur në përpjekjet për integrim të bëra nga Serbia dhe Kosova, tri ditë pasi Beogradi dhe Prishtina arritën një marrëveshje në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.Arkitektja e kësaj marrëveshje, përfaqësues së Lartë e BE-së për Politike të Jashtme Catherine Ashton, ka raportuar para Ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian rreth marrëveshjes së arritur mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo u ka kërkuar shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së që Serbisë t'i jepet datat e fillimit të negociatave ndërsa Kosovës t'i mundësohet nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.Ashton ka thënë se rekomandimet për Kosovën dhe Serbinë shënojnë një shkëputje vendimtare nga e kaluara dhe një hap drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Ajo ka thënë se liderët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë nderim për guximin dhe vizionin e tyre për të arritur te kjo marrëveshje.“Ka pasur bisedime të gjata gjatë muajve dhe ata kanë punuar për të arritur atë që ne e quajmë marrëveshja e parë dhe natyrisht që zbatimi është pjesa më e rëndësishme e kësaj, dhe nëse ata i përmbushin të gjitha elementet e kësaj marrëveshje unë do ti mbështes në të gjitha mënyrat.Komisioni në raportin e vet ka thënë se Serbia ka përmbushur kriteret e përcaktuara në vitin 2012 në dhjetor dhe tani Këshilli do të merret procedura tjera që të merr vendimin në qershor prandaj unë mbështes këtë komision në këtë procedurë dhe të gjitha bisedimet”, tha ajo.Ndërkohë që Këshilli Evropian pritet të vendos përfundimisht në qershor rreth këtyre propozimeve të dhëna sot për Serbinë dhe Kosovën.