Kongresi amerikan mban seancë për Kosovën e Serbinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2013, 08:18
Në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara sot mbahet një takim me temën “Kosova dhe Serbia, rruga drejt paqes”.Kryesuesi i Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë, Dana Rohrabacher, ka theksuar se “mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës e Serbisë po i pengon të dyja vendet”.Sipas tij, “Serbia nuk do të mund të fillojë bisedimet për pranim me Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova është e bllokuar nga ushtrimi i sovranitetit të saj të plotë” dhe shtoi se “është në interesin e të dy palëve për ta gjetur një zgjidhje”.Gjithashtu, siç thuhet në faqen e Internetit të Dhomës Përfaqësuese, kongresisti republikan nga Kalifornia, konsideron se “ndërsa BE-ja lehtëson negociatat, Kongresi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë i sigurt se Departamenti i shtetit po luan rol konstruktiv në mbështetjen e politikave, që të zgjidhë çështjet”.Kongresisti Rohrabacher konsideron se “të drejtat e minoriteteve në të dy vendet duhet të mbrohen”.