Thaçi: Plani do të jetë gati më 26 prill

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nesër delegacioni i Kosovës do të udhëtoj për në Bruksel për të prezantuar planin e zbatimit shefes së diplomacisë eruopiane  në mënyrë që të jetë gati deri më 26 prill, kur  është edhe afati i fundit.Sipas Thaçit  është me rëndësi që institucionet në Kosovë e mbështesin këtë proces, por ashtu gjithë spektri politik kosovar, Kuvendi e Presidenca, autoritetet lokale dhe qytetarët e vendit. Madje ai i ka quajtur inkurajuese deklaratat e liderëve të Serbisë për thirrje për implementim të këtij plani.I pari i Qeverisë ka thënë se ky plan nuk është kundër askujt, por është për të mirën e paqes dhe zhvillimit të vendit.Sipas kryeministrit të Kosovës ka sfida në implementimin e këtij plani, por ka shprehur bindjen e tij se ky plan do të ketë sukses.