Pjesët e errta të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë vlerësime ndërkombëtare  të shumta, por duket se më këtë marrëveshje me 15 pika ajo që humb është Kosova.Sipas  Suddeutsche Zeitung shumë pika kritike janë lënë jashtë kësaj marrëveshjeje.Projekti parashikon krijimin e një bashkësie të komunave me shumicë serbe në territorin e Kosovës. Kjo bashkësi e komunave do të ketë presidentin dhe një kuvend përfaqësues dhe do të vendosë në mënyrë autonome për ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin urban. Statusi i tij duhet të sigurohet me "ligje dhe kushtetutë".Policia e bashkësisë së komunave do të jetë në letër pjesë e policisë së Kosovës, por ajo do të jetë kryesisht me serbë dhe do të komandohet nga serbët.E njëjta gjë vlen edhe për gjykatat. Pikat kritike lihen jashtë. Vetëm në veri të Kosovës punojnë qindra policë serbë dhe punonjës të shërbimi sekret, pjesë të të ashtuquajturave "struktura paralele", për heqjen e të cilave ka këmbëngulur shpesh BE. Në planin 15 pikësh thuhet vetëm, pjesëtarëve të strukturave serbe të sigurisë do t'u ofrohet një vend në strukturat ekuivalente kosovare.Përveç kësaj në katër komuna serbe në veri të Kosovës do të zhvillohen që këtë vit zgjedhje komunale të organizuara nga OSBE. Deri me 15 qershor Serbia dhe Kosova do të bien dakord për energjinë dhe telekomunikacionin. Deri tani Serbia bllokon investimet apo privatizimet në këto sektorë.As Serbia dhe as Kosova nuk duan të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e saj drejt BE. Për një njohje të pavarësisë së Kosovës, apo për një anëtarësi në OKB nuk bëhet fjalë.