Jep dorëheqjen Aleksandar Vulin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin do të japë sot dorëheqjen.Sipas mediave serbe shkak për dorëheqjen është bërë marrëveshja e arritur në Bruksel mes dy kryeministrave Thaçi dhe Daçiç për veriun e Kosovës.Ai ka theksuar se gjatë bisedimeve në Bruksel ka qenë kundër marrëveshjes dhe formën në të cilën ajo është pranuar.“Ua kam dhënë fjalën serbëve nga Kosova që marrëveshja do të jetë ndryshe dhe se do të arrij atë që ndoshta është e pamundur”, ka thënë Vulin.