Qeveria serbe debaton sot për marrëveshjen me Kosovën

Qeveria serbe do të shqyrtojë sot marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që u nënshkrua të premten nga kryeministri Ivica Daçiç.Ky pakt do t’i lejoj serbëve që të menaxhojnë dhe udhëheqin policinë në pjesën veriore të Kosovës, duke njohur autoritetet e qeverisë së Kosovës atje.Të dielën, liderët e dy partive në pushtet Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) theksuan se do të mbështesin këtë marrëveshje, dhe se si shpërblim presin që Brukseli të japë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Europian.Edhe pse kryetari i SNS-së, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i qeverisë, Aleksanda Vuçiç ka thënë se marrëveshja me Prishtinën mund të hidhet në referendum.Kryeministri serb Ivica Daçiç, pritet të lajmëroj gjatë ditës së sotme shefen e diplomacisë europiane Catherine Ashton rreth vendimit të qeverisë për marrëveshjen.Komisioneri për zgjerim Stefan Fule dhe Baronesha Ashton pritet të njoftojnë sot ministrat e punëve të jashtme të BE-së për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës, dhe reformat që kanë bërë në sajë të integrimit evropian.