Thaçi raporton në Kuvend, fton deputetët të mbështesin marrëveshjen

Kryeministri Thaci ka ftuar deputetët që të mbështesin marrëveshjen e arritur në Bruksel, e cila sipas tij, i hap rrugë integrimeve euro-atlantike të Kosovës dhe njëherësh garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkoj mbështetjen tuaj në favor të kësaj marrëveshje, pra të nderuar deputetë kërkojë pëlqimin tuaj”, tha Thaçi para deputetëve.Shefi i Qeverisë, në raportimin e tij para deputetëve në seancën e jashtëzakonshme për marrëveshjen e arritur në Bruksel, ka shprehur bindjen e tij se pesë shtetet anëtare të BE’së që nuk e ka njohur Kosovën, do të ndryshojnë qëndrim.“Këto shtete nuk kanë arsyetim dhe presim që ato të reflektojnë në drejtim të njohjes. Jam mirënjohës dy shteteve që tashmë e kanë përshëndetur marrëveshjen me Serbinë, Sllovakia dhe Greqia”, tha ai.Thaci tha se zgjedhjet në Veri të Kosovës, që sipas marrëveshjes do të mbahen në bazë të legjislacionit të Prishtinës, do të mbahen në të njëtën ditë me zgjedhjet në komunat tjera. Sipas tij, zgjedhjet lokale në tërë vendin do të mbahen vjeshtën e këtij viti.Ndërsa sqaroi dhe interpretoi cdo pikë të marrëveshjes, Thaci tha se Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë të njëjta kompetenca që ka Asociacioni aktual i Komunave të Kosovës.“Njëjtë si asociacioni aktual, edhe Asociacioni/Bashkësia do të ketë Kryetarin, Nënkryetarin, Kuvendin... Pra, nuk do të ketë asnjë dallim mes dy asociacioneve”, ka thënë ai.Kryeministri Hashim Thaci ritheksoi në vazhdim se kjo nuk është marrëveshja më ideale, por është më e mira e mundshme.“Kjo është marrëveshje për paqe mes Kosovë dhe Serbisë, përmes së cilës ne do të shtrijmë autoritetin tonë në tërë territorin e shtetin tonë. 14 vite pas luftës ne do t’i japim fund strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë në vendin tonë. Me këtë marrëveshje, Serbia e ka pranuar këtë fakt”, ka thënë Kryeministri, ndërsa shtoi se gjatë tërë procesit të negociatave ka pasur parasysh sakrificat e gjeneratave të tëra për bërjen e shtetit të Kosovës dhe ka kujtuar dhimbjet që shteti serb u ka shkaktuar qytetarëve kosovarë.Ai, po ashtu, pati dhe një mesazh për qytetarët e veriut, që të mos frikësohen nga marrëveshja e arritur.“Të nderuar qytetar, mos u frikësoni nga kjo marrëveshje. Mos bini pre e atyre që 14 vite po e mbajnë peng të ardhmen tuaj dhe shfrytëzuan mungesën e ligjit për t’u pasuruar. Marrëveshja do të sjell mundësi të reja për ju dhe fëmijët tuaj. Do të sjell zhvillim dhe investime”, ka pohuar Thaçi.Marrëveshja mori mbështetjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së, AKR-së, por u kundërshtua nga Vetëvendosje.