Sot votohet edhe në Strugë, pritet fitorja e Ziadin Selës

Në komunën e Strugës mbahet sot  raundi i tretë i zgjedhjeve lokale, ku do të rivotohet në nëntë qendra votimi, nga 78 sa ka gjithsej komuna.Nga këto 9 qendra votimi ka gjithsej 7.885 votues, sipas listës zgjedhore, me një numër të theksuar të zgjedhësve shqiptar, edhe pse popullata është e përzier.Kandidati shqiptar për kryetar të komunës së Strugës, Ziadin Sela në raundin e dytë të zgjedhjeve arriti të merrte rreth 5000 mijë vota më shumë se ndërsa kandidati maqedonas, Vlladimir Koçoski.Gjykata Administrative në Shkup vendosi që të ketë rivotime për raundin e dytë duke i marë kështu fitoren kandidatit shqiptar Ziadin Sela.Trupi gjykues vendosi që të ketë rivotime duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullësi.Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka theksuar se vlerëson se përsëritja e zgjedhjeve në Strugë dhe komunën Qendër është dëshmi se pushteti dëshiron t'i marrë me forcë edhe ato komuna, që i ka fituar opozita.Organizimi i dobët i zgjedhjeve lokale, blerja e votave dhe kërcënimi i votuesve dëshmojnë qartë se Maqedonia po shkon drejt diktaturës ka thënë ai. Përveç disa problemeve zgjedhjet në Maqedoni janë cilësuar si të mirë dhe me standarte.