Athina paralajmëron veto tjetër për Shkupin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2013, 10:08
Greqia po paralajmëron përdorimin e një vetoje të re për bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, në rast se nuk zgjidhet kontesti i emrit.Një zyrtar i lartë i Qeverisë greke ka bërë të ditur për gazetën “Makedonia” të Selanikut se Greqia do të përgjigjet me veto ndaj çdo tentimi për të caktuar datën për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë me BE gjatë Samitit të qershorit. Kjo do të ndodhë nëse nuk do të ketë zgjidhje të kontestit të emrit.Sipas burimit të gazetës, pavarësisht presioneve, pozicioni i Greqisë vështirë se do të ndryshojë.