Krasniqi komenton ashpër marrëveshjen: Kjo është autonomi
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka qenë i ashpër në fjalimin e tij para deputetëve, teksa ka folur për marrëveshjen e arritur në Bruksel.Sipas tij, marrëveshja nuk garanton normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, shemb konceptin e multi-etnicitetin dhe në një mënyrë, tha ai, kjo është dhënie e autonomisë për serbët e Veriut.“Në këto pika shihen kushtet e Serbisë, për më tepër, ato nuk përmbyllin kompromisin tonë – vetëm hapim mundësi për kompromise tjera”, tha ai.Ai ka kritikuar Kryeministrin për mostransparencë.“Gjatë kësaj kohe, më shumë jemi njoftuar nga korrespodentët e mediave nga Brukseli”, tha Kryeparlamentari.Sipas tij, marrëveshja nuk zgjidh asnjë problem ndër-etnik, e as ndër-shtetëror.Ndërsa zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka lavdëruar punën në dialog të Baroneshës Catherine Ashton.“Përshëndes Baroneshën Ashton, kjo grue do të mbetet në zemrat dhe mendjet tona. Zoti te bekofte Zonja Ashton”, ka thënë ai.