Lauka: Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës në nivele të larta

Mes përplasjeve të fundit tregëtare Kosovë-Shqipëri, ambasadori shqiptar në Kosovë Islam Lauka fajin e hedh tek disa biznesmenë dhe zyrtarë të administratës që sipas tij janë gati t'i futin në karantinë marrëdhëniet mes dy vendeve.Ambasadori shqiptar në Kosovë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës i vlerëson në nivelin më të lartë mes dy qeverive, duke përmendur edhe nivelin tregtar që po shënon rritje nga dita në ditë.Ai thotë se Tirana ka bërë dhe po bën përpjekje për ta ndihmuar Kosovën në shtimin e numrit të njohjeve të saj dhe se ajo nuk ka kursyer asgjë nga kapacitetet e saj në këtë drejtim.Lidhur me kërkesat e ardhur nga shteti turk për rishikimin e teksteve të historisë, ambasadori Lauka ka thënë se do të ishte pro këtij rishikimi, po vetëm nëse kërkesat e tilla bëhen nga studiues të historisë dhe jo nga politikanë.