Daçiç sqaron popullin: S’kemi tradhtuar, është bërë luftë për Kosovën

Ivica Daçiç thotë se nuk do ta frikësojnë kërcënimet që po i shkojnë përmes telefonit dhe shton se me marrëveshje nuk është tradhtuar askush, se nuk është shitur asgjë dhe se nuk është pranuar asgjë."Këto ditë jemi ballafaquar me kërcënime të ndryshme, Aleksandër Vuçiç dhe unë, supozoj se edhe kryetari Nikoliç. Po kërcënohen familjet tona duke menduar se po na frikësojnë. Është e kotë të shkruani SMS", ka thënë Daçiç.Ai ka pyetur nëse dikush mund t’i akuzojë për tradhti ata që e kanë udhëhequr luftën për Kosovën, ndërsa të tjerët, kanë demonstruar, kanë dezertuar dhe kanë simpatizuar që Serbia të bombardohet"."Pse kemi bërë luftë? Për Kosovën. Pse e kemi tradhtuar ne Kosovën? Ç’kemi humbur ne në Kosovë? Thonë e ke tradhtuar Prizrenin e a kuptojmë ne realitetin në Kosovë? A e kuptojnë se aktualisht se as që kemi tradhtuar gjë, as që kemi pranuar gjë, e as shitur. Ne kemi shpëtuar, ruajtur, atë që mund të shpëtohet", ka thënë Daçiç."Me Thaçin dhe me delegacionin e Kosovës kam biseduar dhjetë herë, kam marr përsipër rrezikun të bëj punë në emër të Serbisë për të cilën që nga fillimi e kam ditur se nuk është e popullarizuar dhe në të gjitha bisedat kam pasur ndjenjë të madhe hidhërimi, padrejtësie, rëndësisë së situatës, por për popullin duhet luftuar. Nëse nuk duam të vritemi duhet bërë përpjekje për politikë racionale", ka përfunduar Daçiç.Ndërkaq po sot, grupet e qytetarësh kanë shfrytëzuar maratonën e Beogradit dhe praninë e kryeministrit serb Ivica Dacic për të shprehur pakënaqësinë me propozimin e marrëveshjes në Bruksel për veriun e Kosovës.Në fillim të ngjarjes sportive, një grup brohoriste “Tradhti, tradhti", ndërsa në fund disa nga ta vrapuan në cak me pankartën ku shkruante: “Nuk do ta japim Kosovën”.Njoftimin e pjesëmarrësve në maratonë, e ndërpreu mesazhi “U tradhtua Kosova”, ndërsa nga një ndërtesë afër u lëshua një pano me të njëjtën fjali. Serbët akuzonin Dacicin, pranë të cilit ishte përfaqësuesi i BE-së në Beograd, Vincent Degert, dhe promotori i maratonës - Karl Lewis. Policia ka ndërhyrë duke hequr ato parulla nga ndërtesa.Pastaj, një serb, për të cilin lëvizja “Nasi” thotë se është anëtar i tyre, Marko N., e ka pyetur Dacicin “se a mund të flerë”, dhe Daciç iu përgjigj me “po”!"A do t’ju pëlqente më shumë t’i dëbojnë (serbët e Kosovës), e pastaj t’i vajtojmë. Ju doni t’i dëbojnë, e të qani për ta. Ti e do Serbinë më shumë se unë?”, e pyeti Dacici qytetarin e pakënaqur.Kryeministri serb tha se do të bëjë gjithçka për të shpëtuar serbët në Kosovës, ndërsa në pyetjen nëse Kuvendi i Serbisë mund ta pranojë atë marrëveshje, ai u përgjigj pozitivisht."Nëse Kuvendi mendon ndryshe, në qoftë se njerëzit mendojnë ndryshe, le të jetë ashtu”, tha Dacic.Në fund të bisedës Dacic tha se ishte i kënaqur që ai qytetar "ia tha në fytyrë se çka mendon". Ndërsa, për Blic tha se ky nuk është vend për debate politike, por aktivitete sportive.