Ziadin Sela sërish fiton Strugën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2013, 21:20
Kandidati shqiptar Ziadin Sela nga radhët e PDSH-së, ka fituar bindshëm në zgjedhjet lokale në Strugë, në raundin e tretë të votimeve.Fitorja e tij u shpallë sonte nga shtabi zgjedhor i kandidatit Ziadin Sela, i cili ka siguruar një epërsi prej 6073 vota kundrejt kandidatit maqedonas Vladimir Koçoski.Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDSH-së në Strugë, Albërim Hoxha informoi se kandidati Ziadin Sela ka fituar 20.728 vota, ndërsa kandidati maqedonas Koçoski 14.676 vota, pra një epërsi prej 6072 vota.Në Strugë është zhvilluar një festë madhështore në sheshin e qytetit për fitoren e kandidatit shqiptarë, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.