Grabitje me armë në Xibër të Matit, policia arreston autorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2013, 18:37
Një i ri ka rënë në pranga pas kryerjes së një grabitje vetëm një ditë më parë në Mat.Forcat e policisë kanë arrestuar gjatë ditës së dielë shtetasin Azem Karaj, 20 vjeç nën akuzën e vjedhjes, pasi sipas bluve Karaj i maskuar dhe me armë ka grabitur ditën e shtunë në Xibër të Matit një shtetas 60-vjeçar, të cilit dyshohet ti ketë marrë rreth 650 mijë lekë të vjetra.Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.