Protesta në Beograd kundër marrëveshjes
Qindra të rinj kanë protestuar mbrëmë në qendër të Beogradit, kundër arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Ata brohorisnin "Tradhti" dhe këndonin "Vidovdanin" para ndërtesës së presidencës së Serbisë, ku kanë bërë thirrje për "dorëheqje".Të rinjtë valëvisnin flamurin e Serbisë, dhe kishin edhe një pankartë ku shkruante se "Prej kohës së Shën Savës, na ka mbet amaneti që të mbrojmë Kosovën tonë".Dhjeta forca të policisë, kanë ndjekur nga afër protestën për të shmangur incidentet. Ndërkohë Partia Radikale Serbe ka thirrur për të hënën një demonstratë gjithëpopullore në Beograd nën slloganin "Nuk e japim Kosovën"."Ftojmë të gjithë qytetarët e Serbisë të cilët kundërshtojnë njohjen 'e shtetit të pavarur të Kosovës' pavarësisht orientimit të tyre politik, që të na bashkëngjiten në betejën vendimtare për ruajtjen e Serbisë", ka thënë kjo parti.Ky subjekt jashtëparlamentar ka dënuar "veprën tradhtare të ekipit negociator të Serbisë", duke e konsideruar marrëveshejn si "faqen më të turpshme në historinë serbe".Marrëveshja është kundërshtuar edhe nga parti të tjera serbe, të cilat janë shprehur se do të kundërshtojnë me çdo mjet firmosjen e saj.