Tym i bardhë nga kryeqendra e Europës, Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel
Pas 10 raundesh është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç nën ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton, kanë konfirmuar nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Shefja e politikës së jashtme në BE, Baronesha Ashton, deklaroi para gazetarëve se dy kryeministrat kanë vendosur firmat e tyre në dokument dhe me këtë akt negociatat kanë përfunduar."Dua t'i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. është e rëndësishme që ajo që po shohimt tani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës", tha Ashton .Gjithashtu pas firmosjes së marrëveshjes dy kryeministratat, kanë folur para gazetarëve në Bruksel.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se kjo është një ditë e madhe për Kosovën, Serbinë dhe Bashkimin Europianë. Kjo marrëveshje tha ai, garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kjo është njohje de jure e Kosovës nga ana e Serbisë. Thaçi u shreh se tashmë pret që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë, duke shfaqur shpresën se Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e OKB-së.Nga ana e tij, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se delegacioni serb ka marrë një ofertë shumë më të mirë në këtë takim, për të cilin vendimin përfundimtar do ta marrë Presidenti i Serbisë, gjatë takimeve të fundjavës në Beograd.Ndërkaq Daçiç tha se ndërmjetësuesja Kathrin Ashton do të informohet për arritjen e marrëveshjes të Hënën në mëngjes.