Sot zhvillohet raundi i tretë i votimeve në Maqedoni
Në Maqedoni sot do të zhvillohet raundi i tretë i votimeve në tre komuna dhe votimet për raundin e dytë në një komunë.Në komunën e Strugës do të rivotohet në nëntë qëndra votimi ku janë 7885 votues, në komunën Qendër në 29 qëndra votimi ku janë 22.939 votues si dhe në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit në një qendër votim me 2.588 votues.Do të votohet edhe në komunën e Dollnenit për raundin e dytë, ku garojnë kandidati shqiptar nga BDI dhe kandidati maqedonas i VMRO-DPMNE. Në këtë komunë do të rivotohet për raundin e dytë në 39 qendra votime.Gjykata Administrative vendosi rivotimet në Strugë, Qendër dhe Gjorçe Petrov, duke pranuar paditë e paraqitura nga VMRO-DPMNE dhe LSDM për parregullësi gjatë votimeve të raundit të dytë.Këto votime janë të mbikqyrura nga një numër i konsiderueshëm i monitoruesve ndërkombëtarë dhe atyre vendor, që kanë bërë thirrje për zgjedhjet të qeta dhe demokratike. Me këto rivotime pritet të përmbyllen zgjedhjet lokale në Maqedoni.