Marrëveshja me Serbinë, Thaçi raporton sot në Kuvend
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë sot në orën 20:00, me kërkesë të kryeministrit Hashim Thaçi. Gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme, Thaçi do të raportojë për Marrëveshjen për Normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrese zyrtare dërguar Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, i ka kërkuar mbajtjen sot të një seance te jashtëzakonshme të Kuvendit.Gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme, kryeministri Thaçi do të raportojë për Marrëveshjen për Normalizim në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila është arritur më 19 prill 2013 në Bruksel.“Marrëveshja e arritur nga të dy kryeministrat është në fazën e dhënies së pëlqimit për nënshkrimin formal, për të cilën duhet dhënë pëlqimi paraprak nga përfaqësuesit e të dy vendeve ditën e hënë, më 22 prill 2013”, thuhet në deklaratën e kryeministrisë.