Serbët “kryqëzojnë” firmëtarët e marrëveshjes, Daçiç-Vuçiç kërcënohen me vdekje
Nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën ka bërë që kryeministri serb Ivica Daçiç dhe zëvendësi i tij i parë Aleksandër Vuçiç të marrin kërcënime me vdekje.Të dy e kanë pranuar se kanë marrë me qindra mesazhe në celularët e tyre, me të cilët kërcënohen me vrasje.Kërcënimet ndaj Vuçiç kryesisht kishin ardhur nga Partia Radikale Serbe, dhe përfshijnë edhe anëtarët e familjes së tij.“Çdo sekondë më arrijnë mesazhe se do të më vrasin”, ka thënë Vuçiç.Ndërkohë kryeministri serb Daçiç deklaroi se është mësuar me kërcënime dhe se nuk frikësohet sepse e ka bërë më të mirën për popullin serb.“Jam mësuar me kërcënime dhe këtë se kam problem, sepse se di se ne po e bëjmë gjënë e duhur dhe më të mirën të mundshme për njerëzit dhe shtetin. Prapa nesh është periudha e vështirë e negociatave e cila tani duhet të sjellë siguri për qytetarët tanë”, ka thënë Daçiç për “Blic”